28 Mars 2024

Obama, i përqendruar në krijimin e vendeve të punës

Washington, 11 shtator - Presidenti Barak Obama tha se gjithë programi i tij është i përqëndruar në nxitjen e ekonomisë amerikane dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ai pranoi faktin se Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të ngadaltë në mëkëmbjen nga kriza duke lënë miliona të papunë, të zemëruar dhe të pashpresë.

Duke folur sot në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se politikat e tij janë përqëndruar për të ndihmuar klasën e mesme.

Ai i akuzoi republikanët e opozitës duke thënë se  favorizojnë të pasurit dhe se kërkojnë kthimin tek politikat që shkaktuan krizën.

Anketat tregojnë se shumica demokrate në Kongres përballet me humbje të mëdha në zgjedhjet e nëntorit.

Në deklaratat e tij, zoti Obama i portretizoi demokratët si luftëtarë për klasën e mesme dhe republikanët si mbrojtës të milionerëve dhe interesave të veçanta.

Por ai shtoi se e kupton që shumë votues mund të fajësojnë vetë presidentin për rimëkëmbjen e dobët ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)