23 Tetor 2021

OAK përshëndetë liberalizimin e tregut të punës mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 3 tetor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përshëndetë vendimin e marrë në mbledhjen e dy Qeverive për liberalizim të tregut të punës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilën OAK më parë i është drejtuar me shkresë Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe institucioneve tjera përkatëse.

Lidhur me këtë barrierë të të bërit biznes, përfaqësues të OAK – së kanë realizuar edhe një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ku ngritën rëndësinë e liberalizimit të tregut ndërmjet dy shteteve pasi që bizneset janë duke hasur disa sfida në këtë aspekt.

Në letrën të cilën OAK i drejtoi dy Kryeministrave shqipëtarë u kërkua që të ndërmerren masat e nevojshme për lehtësimin e këtyre procedurave që qytetarët e shtetit Shqipëtar të regjistrohen në sistemin tatimor të Kosovës si të punësuar të barabartë në tregun tonë, duke kërkuar që ky problem të vihet në tavolinën e bisedimeve të dy Qeverive që u mbajt me datën 2 Tetor.

OAK përshëndet trajtimin e kësaj çështje dhe marrjen parasysh të kërkesës së drejtuar për eleminimin e këtyre barrierave dhe liberalizimin e tregut të punës në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë që këto marrëveshje të vëhen në praktikë sa me shpejtë, ashtu që efektet e tyre të vërehen sa më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)