26 Shtator 2021

OAK diskuton problemet e bizneseve me Ministrin Aliu

Prishtinë, 15 korrik - Diskutimi rreth vendosjes së moratoriumit për sektorin e gurthyesve, pagesa e taksës së dyfishtë për bizneset e peshkut, asfaltimi i rrugës për bizneset në zonën në Harilaq, anëtarësimi i Kosovës në CEMT, për krijimin e lehtësirave për bizneset transportuese, trajtimi i rëndësisë së Ligjit për Tregti të Brendshme, problemet dhe ngritja e kostos për paisjen me Karton të Gjelbërt për kamion, mungesa e sinjalistikës dhe njoftimi në radio për ngarkesat në rrugë ishin disa nga pikat kyqe të cilat u trajtuan gjatë takimit të përbashkët në mes të përfaqësuesve të OAK-së dhe Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

Oda e Afarizimit të Kosovës njoftoi Ministrin Aliu rreth aktiviteteve dhe propozimeve konkrete të odës përderisa theksoi shqetësimin e sektorit të gurthyeseve pas deklaratës publike  të Ministrit Aliu për vendosjen e  moratoriumit për këtë sektor.

Gjithashtu gjatë këtij takimi OAK shpalosi sfidat me të cilat po ballafaqohen bizneset me infrastrukturë dhe ambient, duke i vënë theks të vecante edhe sfidave me të cilat janë duke u përballë bizneset gjatë transportit vendor dhe ndërkombëtar.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, falënderoi Odën e Afarizimit të Kosovës për inicimin e këtij takimi.

Ministri Aliu u shpreh i gatshëm për bashkëpunim përderisa theksoi se mirëpret konsultimin paraprak me sektorin privat me qëllim të marrjes së inpyteve drejtpërdrejt prej tyre.

E përfaqësuesi i biznesit anëtar të OAK-së Idriz Zejnullahu nga Guri sh.p.k potencoi disa nga sfidat me të cilat ky sektor po ballafaqohet dhe rëndësinë që të investohet më tepër në pasije për ruajtjen e ambientit përderisa theksoi që matja e gurit do të ishte mirë të bëhet për ton dhe jo për metër kub.

OAK ftoi Ministrin Aliu për takime të përbashkëta me bizneset anëtare, që ndërlidhen me digasterin që ai aktualisht drejton, me qëllim të dëgjimit nga afër të problemeve dhe shqetësimeve që këto të fundit kanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjofca, bën homazhe në Abri të Epërme, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në këtë fshat. (Abri e Epërme, ora 14:30)