19 Prill 2024

Ngritja e çmimit të bukës në 40 cent, reagon BSPK

Prishtinë, 20 dhjetor - Çmimi i bukës në tregun vendor është shtrenjtuar, në 40 centë për një bukë 400 gramëshe. 

Me këtë rast Bashkimi i sindikatave të pavarura të Kosovës (BSPK) shpreh shqetësimin e vet dhe reagon ashpër për këtë dukuri e cila direkt atakon popullatën e Kosovës e sidomos shtresën e cila jeton në varfëri të skajshme.

Rritja e këtyre çmimeve e rrezikon standardin e më shumë se 70% të popullatës.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka deklaruar se BSPK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të intervenojë me mjete të nevojshme në mënyrë që çmimi i bukës të mos ngritet dhe të bëhet i papërballueshëm për shumicën e punëtorëve dhe qytetarëve të Kosovës.

“Përderisa konsiderohet, se shtrenjtimi i bukës është i papërballueshëm, furrtarët këtë veprim e arsyetojnë me rritjen e çmimit të grurit dhe miellit në tregun botëror”, ka thënë Arifi.

BSPK-ja gjithashtu sipas tij kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që përmes lehtësimeve të ndryshme t’u ndihmojë furrtarëve dhe atyre që e bëjnë furnizimin me miell në mënyrë që të mbahet nën kontrollë ngritja e çmimit të këtij artikulli. Ndryshe grevat do të jenë të pashmangshme!

Edhe kryetari i sindikatës së bujqve, Tahir Tahiri, thotë se rritja e çmimit të bukës vjen edhe si pasojë e rendimenteve tepër të ulëta të prodhimtarisë së grurit në Kosovë.

Tahiri, thotë se Qeveria është dashur të intervenojë me mjete financiare dhe forma tjera, si heqja e TVSH-së, lirimi i naftës për furrtarët, si dhe krijimi i rezervave shtetërore të drithërave, në mënyrë që të pengohej ngritja e çmimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)