18 Tetor 2021

Nënshkruhet marrëveshja për unifikimin e tregut të punës Kosovë - Shqipëri

Prishtinë, 2 tetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica, sot, në Tiranë, në mbledhjen e dy qeverive shqiptare, bashkë me ministren e Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Anila Denaj, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Mobilitet për Punë, e cila ka për qëllim përmirësimin e fushës së punësimit dhe aftësimit profesional dhe integrimin e një tregu të përbashkët të punës Kosovë-Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e dy qeverive, ministri Reçica ka theksuar se, kjo marrëveshje është edhe detyrim që na ka shtruar historia, ne, Kosova dhe Shqipëria po përmbushim nevojën e qytetarëve për lëvizje të lirë të punëtorëve, po hapim horizontet e bashkëpunimit dhe integrimit andej dhe këndej kufirit.

“Nga sot një Korçar dhe Shkodran mund të marr shërbime në Prishtinë e Prizren, një Gjilanas në Vlorë apo në Elbasan, sikurse edhe të punësohen, pa barriera burokratike dhe pa pengesa ligjore”, ka thënë Reçica.

Ministri i MPMS, Skender Reçica, në fund të fjalës së tij, ka thënë se jam krenar që po bashkojmë tregun e punës Kosovë-Shqipëri, para se e ardhmja e afërt të na bashkojë në Bashkimin Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)