28 Mars 2024

Ndërkombëtarizimi i RMB-së kineze varet nga tregu

Washington, 26 shtator - Gjatë qëndrimit të tij në Washington, guvernatori i Bankës Qendrore të Kinës, Zhou Xiaochuan, u tha mediave se ndërkombëtarizimi i monedhës kineze RMB, varet kryesisht nga tregu dhe jo nga dëshira subjektive e ndonjërit.

Në këtë rrugë, Kina do të vazhdojë të nxitë reformën dhe hapjen ndaj botës dhe do të ruajë rritjen e qëndrueshme dhe të shpejtë të ekonomisë.

Sipas guvernatorit Zhou, Kina do të punojë që sa më shumë pjesëmarrës të tregut të përdorin monedhën kineze, RMB.

Duke folur për gjendjen ekonomike të Kinës, Zhou Xiaochuan u shpreh se ashtu si tani, edhe në të ardhmen, rritja ekonomike e Kinës do vazhdojë të jetë e lartë.

Në të ardhmen, qeveria kineze do të përvetësojë më tej drejtimin e politikave makroekonomike dhe do të evitojë turbulencat në ekonomi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)