30 Janar 2023

Nafta shënon rënie shkaku i rritjes masive të rezervave të naftës në SHBA

New York, 14 prill - Çmimet e naftës kanë shënuar rënie për shkak të rritjes së papritur të rezervave të naftës së papërpunuar në SHBA dhe kufizimeve të vazhdueshme të koronavirusit të ri (COVID-19) në Kinë që nxisin frikë nga kërkesa.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar ‘Brent’ filloi ditën me 107,51 dollarë për fuçi, duke regjistruar një rënie prej 1,17 për qind pas mbylljes së mëparshme me 108,78 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan ‘West Texas Intermediate’ (WTI) sot tregtohet me 102,89 dollarë për fuçi, respektivisht me një humbje prej 1,30 për qind nga seanca e mëparshme që u mbyll me 104,25 dollarë për fuçi.

Rritja masive e rezervave të naftës së papërpunuar në SHBA shkaktoi rënien e çmimit të naftës.

Inventarët e naftës së papërpunuar javën e kaluar u rritën me 9,4 milionë fuçi, respektivisht më shumë se pritshmëria e tregut për një rritje prej 1,4 milion fuçi, megjithatë inventarët e benzinës ranë për 3,6 milionë fuçi.

Duke sinjalizuar rënien e kërkesës në SHBA, ngritja kaq e madhe e inventarit inkurajoi investitorët të përfitojnë nga fitimet e larta të çmimeve.

Ky veprim erdhi mes frikës së kërkesës në Kinë, ku masat e rrepta COVID-19 kanë penguar njerëzit që të largohen nga shtëpitë e tyre madje edhe për të blerë ushqime.

Çmimet janë nën presion për shkak të bllokimit të stërzgjatur në Kinë shkaku i koronavirusit, si dhe pasigurisë për kohëzgjatjen e këtij bllokimi.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), furnizimi me naftë i Rusisë në muajin prill do të zvogëlohet për 1.5 milionë fuçi, ndërsa ky shkurtim pritet të arrijë në rreth 3 milionë fuçi në ditë deri në muajin maj.

IEA theksoi se pavarësisht përmasave të ndërprerjes së furnizimit me naftë ruse, rritja e dobët e kërkesës dhe rritja e qëndrueshme e prodhimit në Lindjen e Mesme nga vendet anëtare në OPEC+, së bashku me SHBA-në dhe vendet e tjera aleate jashtë organizatës, duhet të parandalojnë krijimin e një deficiti të madh.

Ndërkohë, OPEC+ po përballet me hendekun më të madh të ofertës që nga 20 maji i vitit të kaluar, kur u zbatuan afër 10 milionë fuçi në ditë shkurtime të furnizimit për t’u përballur me rrënimin e kërkesës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Hendeku i furnizimit të organizatës krahasuar me objektivat e prodhimit zyrtar në muajin mars arritën në 1.5 milionë fuçi në ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)