27 Shtator 2022

Nafta shënon rënie, bie në 99 dollarë për fuçi

New York, 21 korrik - Çmimet e naftës kanë shënuar rënie për shkak të shqetësimeve në rritje të kërkesës pasi të dhënat zyrtare të SHBA-së treguan rritje të inventarëve të naftës në vendin më të madh konsumues të naftës në botë.

Nafta e papërpunuar ndërkombëtare ‘Brent’ nga mëngjesi i sotëm tregtohet 106,37 dollarë për fuçi, duke regjistruar një rënie prej 0,51 për qind nga seanca e mëparshme, kur tregtohej 106,92 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan ‘West Texas Intermediate’ (WTI) tregtohet 99,10 dollarë për fuçi, me një rënie prej 0,78 për qind krahasuar me seancën e mëparshme prej 99,88 dollarë për fuçi.

Dje, të dhënat e publikuara nga Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA) treguan se inventarët e naftës u rritën për 3,5 milionë fuçi duke arritur në gjithsej 228,4 milionë fuçi, me çka sinjalizon kërkesën e ulët në vendin më të madh që konsumon naftë në botë, pavarësisht sezonit të pikut të përdorimit të automjeteve.

Megjithatë, gjatë javës që përfundon më 15 korrik inventarët komercial të naftës bruto të vendit u ulën për 0,1 për qind, duke regjistruar një rënie prej rreth 400 mijë fuçi në 426,6 milionë fuçi, përkatësisht kundrejt pritjeve të tregut për një rritje prej rreth 300 mijë fuçi.

Të dhënat zbuluan se rezervat strategjike të naftës, të cilat nuk përfshihen në rezervat e papërpunuara komerciale, javën e kaluar po ashtu ranë me 5 milionë fuçi në 480,1 milionë fuçi.

Nga ana e furnizimit, shqetësimet për shkurtimet e Libisë u lehtësuan pasi Korporata Kombëtare e Naftës e vendit dje njoftoi se po zhvillohen përgatitjet për të eksportuar naftë bruto pas heqjes së "forcës madhore" në terminalet dhe fushat e naftës.

"Më 20 korrik, një cisternë është planifikuar të mbërrijë në terminalin e (qytetit) Zueitina për të ngarkuar një milion fuçi naftë të papërpunuar ‘Abutifal’ dhe një cisternë do të mbërrijë në terminalin Sedra midis 19-20 korrikut. Përveç kësaj, dy cisterna do të mbërrijnë në terminalin Ras Lanuf më 20-21 korrik", thuhet në njoftimin e Korporatës Kombëtare të Naftës.

Po ashtu thuhet se gjatë kësaj periudhë një cisternë është planifikuar të ngarkojë 600 mijë fuçi naftë bruto ‘Brega’. Siç tha kjo kompani, "këto marrëveshje janë bërë për të rifilluar funksionimin e prodhimit".

Ndërkohë, sipas korporatës kanadeze ‘TC Energy’, puna e riparimit po vazhdon pas dëmit të shkaktuar nga palët e treta në furnizimin me energji elektrike në një objekt në tubacionin ‘Keystone’. Tubacioni që nga 17 korriku ka punuar me një ritëm të reduktuar si rezultat i incidentit.

"Sistemi ynë vazhdon të funksionojë në mënyrë të sigurt me një ritëm të reduktuar si rezultat i incidentit. Ne nuk jemi në gjendje të diskutojmë më tej operacionet pasi përfshin informacione të ndjeshme komerciale. Mund të konfirmojmë se nuk pati asnjë ndikim material gjatë incidentit në objektet në pronësi të ‘TC Energy’. Aktualisht nuk ka një afat kohor për përfundimin e riparimeve dhe restaurimin e shërbimit të energjisë elektrike", tha kompania.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shtator 2022

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos. (Kabineti i kryetarit, ora 9:50 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mjedisit bën publikimin e raportit “Shkatërrimi ekologjik - Koha të veprojmë” i cili paraqet gjendjen e mjedisit në Kosovë, në raport me kërkesat e Bashkimit Evropian në kapitullin 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit, të Bankës Qendrore, Fondit të Kursimeve Pensionale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe mban konferencën “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore - Një e ardhme e domosdoshme?”. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 10:00)

-  Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës znj.Aida Rexhepi dhe me u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës znj. Pranvera Zejnullahu- Raçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Shehu Academy në bashkëpunim me projektin e USAID organizon ngjarjen “Ndërlidhja e ofertës me kërkesën në tregun e punës” me moton “Aftësim, Punësim, Zhvillim”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca e të Rinjve të Kosovës zhvillon një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të kërkesave minimale të mësimdhënësve. (Para Ministrisë së Arsimit, ora 10:00)

- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë organizon konferencën rajonale “Promovimi i Investimeve Rajonale”. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 11:00)

 - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz. (Kabineti i kryetarit, ora 11:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)​

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kyera gjatë luftës në Kosovë, dhe raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Kastriot mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë shqyrton Planin e punës së Komisionit, kërkesen për buxhetin e Komisionit dhe shqyrton termat e referencës për Grupin Këshillëdhënës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)