25 Prill 2024

Nafta ngritet serish në bursat botërore, 100 dollarë për fuçi

New York, 1 shkurt - Çmimi i naftës vazhdon të rritet në bursat ndërkombëtare, ndërsa sot preku për herë të parë në tre vjet vlerën e 100 dollarëve për fuçi.

Në krahasim me një ditë më parë, në bursën e Londrës u pa një ngritje prej 65 centësh brenda ditës së sotme. Çmimet pritet të vazhdojnë të rriten, nga frika e mbylljes së kanalit të Suezit, për shkak të protestave në Egjipt.

Në bursën e Londrës dhe në të tjerat në botë, çmimi i naftës vazhdon rritjen graduale prej muajsh. Në gusht, një fuçi kuotohej me 70 dollarë, por rikuperimi i ekonomisë botërore ka rritur kërkesën për “arin e zi”.

 

Protestat që vazhdojnë për disa ditë në Egjipt po bëhen shkak i një rritje të shpejtë të çmimeve të naftës.

Për shkak të Kanalit të Suezit, Egjipti është një korridor me rëndësi jetike për plotësimin e nevojave me energji që kanë disa ekonomitë më mëdha të botës, si Japonia dhe Koreja e Jugut. Për këtë arsye ngjarjet në Egjipt kanë shkaktuar një rritje të menjëhershme të çmimeve të arit të zi.

Mësohet se një faktor tjetër që ka ndikuar në këtë rritje të shpejtë që po vihet re në çmimet e naftës përbën edhe shqetësimet se revolta popullore të ngjashme me ato në Egjipt mund të përhapen edhe në Arabinë Saudite, eksportuesin më të madh të botës në naftë.

Kjo rritje e shpejtë në çmimet e naftës ndikoi negativisht edhe bursat e Azi-Paqësorit.

Aksionet në bursat e rajonit, me në krye atë të Tokios, që është edhe bursa e dytë më e madhe e botës, janë zhvlerësuar me 2 deri në 3%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)