16 Gusht 2022

"Mutafqi Dragon" nga Turqia blen Llamkos-in

Prishtinë, 9 mars - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP)përmes metodës së likuidimit të privatizimit ka shpallur fituese te përkohshme për ndërmarrjen “Llamkos” nga Vushtrria kompaninë “Mutafqi Dragon Group” nga Turqia. 

Për këtë ndërmarrje kanë konkurruar pesë ofertues, ndërkohë që kompania turke me shifër L25 ka ofruar 6.5 milionë euro për blerjen e “Llamkosit”.

Në këtë valë AKP-ja ka futur në shitje 19 ndërmarrje dhe njësi të ndryshme të ndërmarrjeve shoqërore në këtë rund.

Për përpunuesin e llamarinës në Vushtrri vala e privatizimit ka pasur 5 oferta. Çmimi më i lartë ishte 6.5 milionë euro, Çmimi i dytë ishte 5.3 milionë euro ndërsa i treti 5.1 milionë euro.

Njëri prej ofertuesve është edhe US Steel, gjigant amerikan në këtë fushë.

Llamkos, kompania e cila deri në vitin 2005 funksioni mrekullisht duke eksportuar llamarinë të zinkuar në shumën prej 30 milionë eurove në vit dhe duke punësuar mbi 500 punëtorë me paga mbi mesataren e Kosovës, gjendet në gjendje të mjerueshme.

Tenderi për shitjen e saj ka dështuar dy herë për shkak se kompani ka mbi 10 milion euro borxhe dhe asnjë blerës nuk pranoi të marrë përsipër këtë barrë të rëndë, prandaj dhe u vendosë që të privatizohej përmes procesit të likuidimit.

Llamkos falimentoi në momentin që kompania Metal Steel, pronë e manjatit indian, bleu fabrikën e Kremikovskit në Bullgari, e cila kishte kompercializuar Llamkosin dhe nuk u interesua më për fabrikën në Kosovë.

Llamkos mund të funksionoj vetëm nëse ka një treg të jashtëm sepse nevojat e tregut të brendshëm përbëjnë vetëm 3-4 për qind të asaj që mund të përpunojë dhe eksportojë Llamkos.

“Nëse blerësi i parë nuk është serioz atëherë kalohet tek  ofertuesi i dytë”, ka theksuar zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kalosh

Rreth 8 milionë euro është shuma totale e ofruar për ndërmarrjet shoqërore të rrethit të gjashtë të tenderuar përmes metodës së likuidimit.

Në ceremoninë e organizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, për 13 ndërmarrje u paraqitën 47 ofertues.

Ndërkaq për vetëshërbimin “Gërmia”, që gjendet te Qafa në Prishtinë, nga 10 ofertues, fitues i përkohshëm u shpall oferta me vlerë mbi 777 mijë euro. Ndryshe në këtë rreth bënin pjesë kryesisht shitore dhe toka bujqësore, vlera e të cilave arrinte deri në 150 mijë euro

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)