28 Tetor 2021

MTI vlerëson lartë mbështetjen që shteti gjerman i ka dhënë Kosovës

Prishtinë, 5 tetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur në takim sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë,  Joern Rohde, me të cilin kanë biseduar për zhvillimin ekonomik, importin e produkteve gjermane, investimet dhe diasporën.

Ministri ka vlerësuar lartë mbështetjen që shtetit gjerman i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme kohore nga ato më të vështirat e deri sot për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Një falënderim të veçantë e ka shteti gjerman për trajtimin që ua bënë qytetarëve të Kosovës, që jetojnë dhe punojnë në Gjermani”, ka thënë ministri.

Ministri ka njoftuar ambasadorin se si Gjermani është në mesin e tri shteteve të para ku Kosova importon mallra nga atje.

Sa i përket nevojës për më shumë investitorë nga Gjermania, ministri i ka shpjeguar ligjin për investime strategjike dhe plotësim ndryshimet që pritet të finalizohen.

“Me ndryshimet që do të behën në ligjin për investime strategjike, Kosova do të jetë vendi me kushte më të favorshme për çdo investitor”, ka deklaruar ministri Krasniqi.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë,  Joern Rohde, në diskutimet për fushën e ekonomisë ka thënë se do të ishte më i kënaqur sikur edhe eksporti i produkteve nga Kosova drejt Gjermanisë të jetë më i madh.

Sa i përket remitancave nga mërgata shqiptare, që punojnë në Gjermani, ambasadori ka thënë se do të ishte mirë që ato të shndërrohen në investime.

Duke folur për ndikimin e pandemisë COVID – 19, ambasadori Rohde është interesuar për paketën e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbje ekonomike.

Më tej, ai shfaqi shpresën e tij se Qeveria e Kosovës do të gjejë një kompromis me opozitën, në mënyrë që Kuvendi të mund ta miratojë draftligjin në seancën e radhës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)