23 Prill 2024

MTI me plan veprimi për zbatimin e masave të reciprocitetit

Prishtinë, 8 gusht - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), sot ka mbajtur takimin me temë: “Mbikëqyrja e Tregut pas vendosjes së parimit të reciprocitetit në Marrëdhëniet Tregtare me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Bosnje Hercegovinës”, e cila u mbajt në ndërtesën qeveritare.
 
Gjatë takimit, i cili është udhëhequr nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Tregut, Ruzhdi Shehu, ku  morën pjesë përfaqësues të institucioneve kompetente të Kosovës, me ç’rast u bë prezantimi i Panit të Veprimit për mbikëqyrjen e tregut pas  vendosjes së masave të reciprocitetit për marrëdhëniet tregtare me këto dy shtete.
 
Kryeinspektori i Inspektoratit të Tregut, Ruzhdi Shehu gjatë prezantimit të Planit të Veprimit ka sqaruar aktivitetet dhe metodat e mbikëqyrjes, institucionet përgjegjëse për implementimin e Planit, periudhat e kontrollimit si dhe masat dhe raportimin rreth këtij procesi.
 
Shehu në fjalën e tij ka folur edhe për mënyrën e zhvillimit të ngjarjeve dhe proceseve institucionale deri në marrjen e vendimit për të vendosur parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Bosnje Hercegovinës, si dhe përmbajtjen e tij.
 
Me këtë Plani të veprimit është vendosur për aktivitetet e inspektorëve të tregut, ku përfshihen kontrollimet për dokumentacionin e produkteve, regjistrimin e stoqeve të importeve, kontrollimin e produkteve të vendosura në depo dhe produkteve të vendosura për konsumatorë dhe ndërmarrja e të gjitha veprimeve me qëllim të luftimit dhe parandalimit të ekonomisë joformale.
 
Po ashtu, kontrolli do të bëhet tek të gjithë subjektet afariste të cilët veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës, se organi kryesor për implementimin e Planit do të jetë Inspektorati i Tregut përmes inspektorëve të vendosur në njësitë komunale dhe për organet mbështetëse të cilat do të jenë Doganat e Kosovës, Policia e Kosovës dhe inspektorët e inspektorateve të tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut.  

U bë e ditur se për periudhën e kontrollimit intensiv, e cila do të fillojë nga data 09 gusht 2011, e që do të zgjasë deri me datë 31 gusht 2001,  do të ndërmerren masa  ndaj të gjithë subjekteve afariste të cilat nuk kanë respektuar vendimin për parimin e reciprocitetit dhe të cilët kanë bërë shkelje të dispozitave të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)