25 Prill 2024

MTI heq licencat për subjektet ndërtimore

Prishtinë, 16 shtator - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kuasri-Lila ka nënshkruar vendimin për heqjen e procedurave të licencimit për subjektet ndërtimore.

Me këtë vendim shfuqizohen: Vendimi nr. 211, i datës 27.09.2005, “për procedurën e licencimit”, i nxjerr nga Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë; Udhëzimi administrativ, nr. 2008/20, i datës 19.11.2008, “për dhënien e lejes, departamenteve, divizioneve në kuadër të institucioneve të Kosovës për kryerjen e punëve nga lëmi i projektimit në sektorin e ndërtimtarisë;  Udhëzimi administrativ, nr. 10/2010, i datës 14.05.2010, “për licencimin e subjekteve ndërtimore”; si dhe  Udhëzimi administrativ, nr. 02/2011, i datës 01.04.2011, “për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ, nr. 10/2010, për licencimin e subjekteve ndërtimore”.

Me heqjen e procedurës së licencimit, subjektet ndërtimore tanimë do të kenë lehtësim në procedurat administrative në zhvillimin e afarizmit të tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)