23 Tetor 2021

MTI finalizon ndarjen e subvencioneve për gratë ndërmarrëse

Prishtinë, 2 dhjetor - Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëfinancimit për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme, që udhëhiqen nga gratë ndërmarrëse.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, theksoi me këtë rast se gratë ndërmarrëse në vazhdimësi kanë dëshmuar se dinë të menaxhojnë jo vetëm me familjet e tyre, por dinë të bëjnë edhe biznes, si dhe të administrojnë me institucionet publike.

Krasniqi theksoi se dhënia e subvencioneve në këtë pjesë të fund-vitit përkon me fushatën e mbështetur nga institucionet publike dhe shoqëria civile “16 ditët e aktivizimit”.

“Gjithashtu kjo fushatë ka për qëllim rritjen e vetëdijes mbi të drejtat dhe barazinë gjinore, ngritjen e informacionit në të gjitha nivelet, krijimin e partneritetit midis institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, vetëdijesimin e popullatës për pasojat e dhunës, inkurajimin për të informuar për çdo padrejtësi, si dhe parandalimin dhe zhdukjen e kësaj dukurie në shoqërinë tonë”, potencoi ministri Krasniqi.

Ai theksoi se edhe në MTI çështja e barazisë gjinore, vit pas viti ka avancuar duke ndikuar në rritjen e punësimit apo gjetjes së hapësirës edhe për gjininë femërore.

Sipas tij, në kuadër të këtyre aktiviteteve dhe në mbështetje të grave ndërmarrëse, MTI-ja përkatësisht agjencia e KIESA-s këtë vit kanë mbështetur 32 biznese, që i udhëheqin gratë ndërmarrëse.

Ministri Krasniqi potencoi po ashtu se në buxhetin e vitit 2021 është paraparë rritja e buxhetit sa i përket subvencioneve për gratë ndërmarrëse, derisa kanë kërkuar mbështetje edhe më të madhe nga Banka Botërore për këtë qëllim.

Në fund të ceremonisë, drejtori i Departamentit për Përkrahjen e Sektorit Privat, Arbër Muhaxheri  nënshkroi marrëveshjet me disa biznese, të përfaqësuara nga gratë ndërmarrëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)