06 Tetor 2022

MTI akreditoi shtatë laboratorë për vlerësim të konformitetit

Prishtinë, 10 mars - Zyrtarë nga Drejtoria e Akreditimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u ndanë certifikata të akreditimit shtatë laboratorëve testues. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin: Zylbehar Hasallari, këshilltar i ministrit të MTI-së, zyrtarë nga MTI-ja, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Këshilltari i ministrit të MTI-së, Zylbehar Hasallari në fjalën ne tij tha "Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ndër prioritetet e saja themelore ka ngritjen e infrastrukturës së cilësisë dhe të standardizimit, metrologjisë dhe akreditimit, që është një ndër kërkesat themelore të marrëveshjes së stabilizim asociimit. Deri më tani DAK ka akredituar 11 organizma për vlerësim të konformitetit, prej të cilëve 10 laboratorë testues dhe 1 organizëm inspektues", theksoi Hasallari.

Ndërsa, Ibush Luzha, drejtor i Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës potencoi se sukseset e Drejtorisë së Akreditimit janë të njëpasnjëshme.  I pari ishte ngritja e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë sipas kërkesave të standardit ISO/IEC 17011, anëtarësimi në Korporatën Evropiane të Akreditimit. Përgatitja e dokumentacionit për aplikim në Forumin Ndërkombëtarë të Akreditimit, etj.

Pas fjalimeve  iu ndanë certifikata të akreditimit këtyre laboratorëve:

1.      “FAN”sh.p.k, laborator për analiza fiziko-mekanike të armaturës dhe nyjeve të saldimit;

2.      N.P.N “Renelual Tahiri”sh.p.k, laborator për analiza fiziko-mekanike për beton dhe produkte të betonit;

3.      “Compact Group” sh.p.k, laborator i analizave te ujit “DEA”;

4.      “ESKAVATORI COMPANY” sh.p.k, laborator i analizave të agregateve, përzierjes bituminoze dhe bitumit;

5.      “M&Sillosi“ sh.p.k, laborator për analiza të miellit, grurit, himeve dhe prodhimeve të grurit;

6.      “Derivati” , Sh.p.k, laborator për analiza të naftës dhe derivate të naftës;

7.      N.N.SH ”Geokos A&A”, laborator i analizave gjeomekanike të dherave.

Këtë ngjarje e përshëndeti, në emër të laboratorëve të akredituar, Refki Hoxhaj,  përfaqësuesi i laboratorit  për analiza fiziko-mekanike për beton dhe produkte të betonit në ndërmarrjen “Renelual Tahiri”, i cili e përgëzoi punën e institucioneve kosovare, respektivisht të MTI-së dhe zyrtarëve të saj, për gatishmërinë e treguar për t’i ndihmuar afaristët dhe këtë fushë me interes të përgjithshëm.

Ceremonia përfundoi me koktejin e organizuar nga MTI-ja, ku të pranishmit shkëmbyen idetë dhe përvojat e tyre për këtë fushë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)