19 Prill 2024

Ministrja Kusari Lila u premton përkrahje prodhuesve vendorë

Prishtinë, 2 qershor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila, u takua sot me Shoqatën e importuesve dhe prodhuesve të produkteve me prejardhje shtazore.

Në takim janë shtruar mundësitë e ofrimit të mundësive për njohjen e zhvillimeve ekonomike në vend.
 
Importuesit dhe prodhuesit e produkteve me prejardhje shtazore kërkuan që procedurat e ankimimit të ngritura nga bizneset të rregullohen dhe të mos stërzgjaten pasi kjo gjë po ndikon drejtëpërdrejt në uljen e efikasitetit në punë, si dhe besimin ndaj institucioneve të Kosovës.

Ndërsa ministrja e MTI-së Kusari Lila, shprehu gadishmërinë për të marrë përsipër që të rregullohet kjo çështje dhe këto ankesa të adresohen aty ku duhet. Gjithashtu ministrja vuri theks se po bëhet një plan ekonomik, që do të ketë rezultate konkrete për shkurtimin e këtyre procedurave, pasi ky është synimi i digasterit që ajo drejton.

Në takim po ashtu u diskutua edhe çështja e komisionit për masa antidamping,  se kur u formua dhe çfarë aktivitete do të kryejë. Komisioni në fjalë përbëhet nga përfaqësues të gjashtë ministrive dhe doganave të Kosovës.

Qëllimi i tij është ofrimi i kushteve sa më të mira të bizneseve dhe parasheh mbrojtjen e prodhuesve vendorë. Komisioni ka krijuar gjithashtu edhe një pyetësor, që i adresohet importuesve dhe prodhuesve në vend. Ky komision vepron në bazë të këresave të parashtruara nga ana e bizneseve.

Në këtë takim u parashtrua një kërkesë nga ana e MTI-së, që të bashkëpunohet me autoritetin doganor dhe ministritë e tjera në mënyrë që bizneset të jenë të informuar se çfarë dokumentesh janë të nevojshme dhe të mjaftueshme për t’i prezantuar pranë autoriteteve doganore që vlerat e importit të mos ndryshohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)