26 Shtator 2021

Ministria e Financave, emeton letra me vlerë “Bono për diasporën”

Prishtinë, 6 korrik - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se do të emetojë letra me vlerë “Bono për diasporën”, dedikuar bashkatdhetarëve, me qëllim të orientimit të fondeve të diasporës në financime produktive që mundësojnë zhvillimin ekonomik të vendit, krahas kontributit të shumanshëm dhe shumëvjeçar.

Të drejtën për investime e kanë të gjithë personat fizikë, rezidentë dhe jo-rezidentë, që posedojnë llogari bankare në njërën nga bankat komerciale të listuar në shpalljen për shitjen e Bonove për Diasporën. Shuma minimale për blerje është 10,000 euro, kurse ajo maksimale për një person në një bankë është 500,000 Euro.

Periudha për investim është nga data 21 korrik 2021 – 18 gusht 2021, dhe ka datë të shlyerjes/transaksionit 20 gusht 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Bono me maturitet 3 dhe 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Bono është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 dhe 5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankand për blerjen e letrave me vlerë “Bono për Diasporën”, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale në vijim:

Banka Ekonomike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes, NLB Banka, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjofca, bën homazhe në Abri të Epërme, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në këtë fshat. (Abri e Epërme, ora 14:30)