09 Dhjetor 2021

Ministri Shala në Forumin turko - kosovar në Stamboll

Prishtinë, 30 shtator - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala në shoqërim të bashkëpunëtorëve të tij gjendet në vizitë zyrtare në Stamboll të Turqisë, ku po merr pjesë në forumin turko-kosovar, i cili është organizuar nga Këshill i Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK) dhe Oda Ekonomike e Kosovës. Në këtë forum janë duke marr pjesë edhe një numër i madhe i biznesmenëve si nga Kosova ashtu edhe nga Turqia.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, gjatë preznetimit të tij ka shprehur bindjen se ky forum do të ndihmoj investitorët për të kuptuar për së afërmi mundësitë dhe potencialet për investime të cilat i ofron Republika e Kosovës.  Njëkohësisht ky forum do të  ndihmoj edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për të kuptuar më shumë për potencialin e investitorëve dhe sugjerimet e tyre.

Ministri Shala ka theksuar se në vitin e fundit pavarësisht krizës ekonomike globale, Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në zhvillimin e saj ekonomik. Sipas tij në 10 vitet e fundit Kosova ka pas një mesatare ekonomike prej 5 %. Duke shtuar se tre deri në shtatë vitet e ardhshme me potencialin e juaj dhe me hapjen e mundësive për të investuar në sektorin publik dhe atë privat, synohet të ketë një rritje rreth 7 %.

Ministri ka shtuar se "Ne si qeveri e Republikës së Kosovës dhe ju si institucione të shtetit dhe të popullit Turk është shumë me rëndësi që mos e lëm asnjë pengesë institucionale burokratike dhe fizike dhe këtë energji dhe disponim ta shëndërrojmë në energji për të mirën e dy vendeve dhe dy popujve", ka theksuar Shala.

Nga ana tjetër kreytari i Këshillit Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK), Zeki Čaliskan ka thënë se reflektimi i trashigimisë historike dhe kulturore në marrëdhëniet ekonomike jep shpresa për zhvillime më të mëdha.

Ai duke folur për potencialet e Kosovës ka thënë se Kosova ka 16 miliardë nikel dhe përveç këtyre është një vend shumë i pasur me burime të linjitit. Duke shtuar se Kosova për kaptialin e huaj është një krahinë apo zonë e rëndësisë së veçantë.

Ai gjithashtu tha se "Kosova iu ofron mjaft kushte të përshtatshme të volitshme investorëve të huaj, këtu kemi disa faktor të rëndësishëm si përdorimi i euros, po ashtu janë reduktuar veprimet burokratike me rregullimet ligjore që janë bërë për krjimin e reformave të reja. Kemi kosto të ulët të fuqisë punëtorë, kemi sektor të zhvilluar bankar dhe këto sigurojnë klimë për të krijuar biznese edhe më shumë".

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj ka deklaruar se potenciali investues në Kosovë dhe potenciali i bashkëpunimit me Turqin do të duhej të shfrytzoheshin në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas tij investimet në sektorin publik nuk janë rruga më e mirë për të dalë nga krizat ekonomike, por Beqaj ka shtuar se kjo ka qenë zgjidhja më e për momentin.

Ai ka kërkuar edhe nga qeveria e Kosovës që sa më shpejt të nënshkruaj marrëveshje të tregtisë së lirë me shtetin turk dhe gjithashtu Turqia dhe Kosova kanë nevojoë për marrëveshje të eliminimit të taksimit të dyfisht, marrëveshje e cila mundëson të dy vendeve të përfitojnë nga këmbimet tregtare, marrëveshja për mbrojtjen e investimeve është nënshkruar, por gjithsesi duhet të jetë  shumë aktuale për ta implementuar dhe futur në jetë një marrëveshje të tillë, si marrëveshje në fushën e transportit dhe agrokulturës.

Forumi turko-kosovar do të vazhdojë punimet edhe gjatë ditës, ku ministri  i Shtetit të Turqisë, Zafir Čaglayan do të mbajë një fjalë rasti dhe  gjithashtu do të flasin  edhe një numër i madh i  panelistëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)