24 Prill 2024

Miliona fuçi nafte do të hidhen në treg muajin e ardhshëm

Vjenë, 24 qershor - Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë, tha se do të hedhë në treg muajin e ardhshëm miliona fuçi nafte nga rezervat e emergjencës për të kompensuar mungesat e naftës në treg si pasojë e luftimeve në Libi.

Zyrtarët e agjencisë, thonë se si pasojë e ndërprerjes së furnizimit nga Libia, tregut i mungojnë 132 milionë fuçi nafte të cilësisë së lartë, gjë që ka ndikuar në ngritjen e çmimit të naftës dhe për pasojë ka dëmtuar rimëkëmbjen ekonomike.

Sekretari amerikan për Energjinë Stephen Chu thotë se gjysma e naftës që do të hidhet në treg do të jetë nga Rezerva Strategjike Amerikane, e cila ka arritur në nivele rekord prej 727 milionë fuçish. Këto rezerva janë prekur vetëm dy herë në kaluarën, gjatë luftës së Gjirit Persik në vitin 1991 dhe pas dëmit që shkaktoi uragani Katrina në vitin 2005 në rajonet naftë-mbajtëse të Gjirit të Meksikës.

Shtetet e Bashkuara janë një prej 28 vendeve anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë që kanë rënë dakort të mbajnë rezerva nafte, të barabarta me importet e 90 ditëve.

Njoftimi për hedhjen në treg të naftës nga rezervat strategjike u dha ndërsa çmimi i naftës në bursën e Nju Jorkut kishte rënë me 4 dollarë për fuçi, për shkak të njoftimeve jo pozitive për rritjen e ekonomisë amerikane. Njoftimet negative ekonomike ndikojnë në çmimin e naftës pasi në një ekonomi të dobët bie kërkesa për energji. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)