28 Mars 2024

Miliarderi rus paguan 100 milion dollarë për një shtëpi në SHBA

Californi, 2 prill - Një miliarder rus ka paguar 100 milion dollarë për një shtëpi në Shtetet e Bashkuara, një nga më të shtrenjtat të shitura në Amerikë.

Juri Milner, sipërmarrësi 49-vjeçar që drejton Digital Sky Technologies, pagoi një shumë rekord për shtëpinë prej 720 metrash katrorë me pamje nga gjiri i San Fransiskos në Californi.

Modeli i ngjan një shtëpie franceze me pesë dhoma gjumi, nëntë banja dhe ka një obor prej katër hektarësh. Ajo ka gjithashtu një sallë vallëzimi dhe pishina brenda dhe jashtë.

Tregu amerikan i shtëpive ka qenë në rënie që nga fillimi i krizës ekonomike të vitit 2008. Miliona shtëpi janë marrë nga bankat pasi pronarët nuk arrinin të paguanin kreditë mujore.

Shitjet dhe çmimet kanë rënë dukshëm për shtëpitë që blejnë shumica e amerikanëve. Megjithatë, ekspertët e industrisë imobiliare thonë se tregu i shtëpive të shtrenjta nuk është ndikuar shumë.

Milner ka investuar shumë në disa kompani amerikane, duke përfshirë rrjetin e biznesit në faqen sociale Facebook, kompaninë e çmimeve të ulëta Groupon dhe prodhuesin e lojërave elektronike Zinga.

Ai jeton në Moskë me gruan e tij dhe dy fëmijë dhe nuk duket se ka në plan të transferohet së shpejti në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia u shit nga Fred Çan, themelues i ESS Technology dhe gruaja e tij Eni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)