26 Prill 2024

Mercedes i arrin Leksuks dhe BMW në autotregun në SHBA

New York, 23 dhjetor - Grupacioni “Mercedes-Benz”, i cili punon në suaza të konglomeratit gjerman “Daimler”, këtë vit në SHBA do të mund të shesë diçka më pak automobila se “Leksus” dhe BMW, por dallimi në dërgesa do të jetë i zvogëluar, kumtoi sot në nga drejtorët e “Mercedes”, Ernst Lib.

“Jam i sigurtë se mund të jemi të tretët”, tha Lib, i cili është kryetar i filialit të “Mercedes”-it në SHBA.

“Mercedes” dhe BMW këtë vit e zvogëluan dallimin në shitjen e automobilave luksoz dhe sportiv-të terrenit në SHBA në krahasim me “Leksus”, i cili stagnon me rritjen e dërgesave në tregun amerikan prej vitit 2000.

“Leksus” e ruajti pozicionin e liderit para BMW-së, me rreth 5.000 automobila të shitur më shumë deri në nëntor, prëderisa ndërkaq industria automobilistike bavareze “i ikë” “Mercedes”-it për 545 automjete.

“‘Leksus’ do ta ruajë pozicionin e liderit këtë vit, ndërsa BMW do të përfundojë në vendin e dytë”, tha Lib.

Ai përkujtoi se “Leksus” para katër viteve shiti 75.000 automjete më shumë se “Mercedes”, ndërsa BMW 40.000. Sipas tij, në fund të këtij viti “Leksus” do “t’i ikë” “Mercedes”-it për 6.000 automjete, ndërsa BMW për 1.500.Kjo është e arritur mjaft e mirë për ‘Mercedes’”, tha Lib.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)