29 Mars 2024

Maqedonia vazhdon te jetë partner tregtar kryesor i Kosovës

Prishtinë, 26 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila takoi sot ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov.

Duke iu referuar marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy vendeve, Ambasadori Karajanov, tha se Maqedonia vazhdon te jetë njëri ndër partnerët kryesorë të Kosovës sa i përket marrëdhënieve tregtare.

Ai gjithashtu potencoi interesimin e bizneseve maqedonase të vazhdojnë një bashkëpunim të tillë.

Nga ana e saj znj. Kusari-Lila u interesua për mundësinë e zëvendësimit të produkteve serbe nga ana e industrisë maqedonase në rast të aplikimit të masave të reciprocitetit ndaj prodhuesve nga Serbia.

Posaqërisht u përmendën produktet strategjike për tregun Kosovar siç janë mielli, vaji dhe disa produkte tjera ushqimore.

 Ambasadori Krajanov shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në këtë drejtim dhe premtoi se do ta ngrisë çeshtjen me Odën Ekonomike Maqedonase.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila gjithashtu u interesua për nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtje të investimeve me Maqedoninë si një nga hapat e rëndësishëm në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast u dakordua që kjo marrëveshje të nënshkruhet posa të përfundojnë zgjedhjet në Maqedoni dhe të konstituohet qeveria e re.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)