25 Prill 2024

Maqedonia synon tregun e Kosovës

Shkup, 4 gusht - Qeveria e Maqedonisë bëri të ditur sot se do të ndihmojë kompanitë vendore për të përfituar dhe dominuar në tregun e Kosovës.

Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini theksoi sot se Qeveria do të definojë masat për të lehtësuar hyrjen e prodhimeve të Maqedonisë në tregun e Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga ministri i ri i Ekonomisë, Valon Saraçini, i cili nënvizoi se Qeveria deri në fund të javës së ardhshme do të definojë masat me të cilat do të lehtësojë hyrjen e prodhimeve të Maqedonisë në tregun e Kosovës.

Ministri Saraçini këtë e shpalosi në një takim me biznesmenë dhe pronarë të kompanive prodhuese që janë pjesë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP).

Ministri i Ekonomisë gjithashtu është informuar edhe për takimin e kryesisë së OEMVP-së të zhvilluar dje në Prishtinë me ministrin për zhvillim ekonomik të Kosovës, Behlul Beqaj.

Bizneset e Maqedonisë kanë kërkuar sigurimin e subvencioneve për prodhimet bujqësore dhe mazutin, si dhe hapjen e një pikë të përbashkët kontrolli në pikën kufitare me Kosovën për të shmangur pritjet e gjata.

Biznesmenët e OEMVP-së kanë bërë të ditur se nuk kanë për synim vetëm hyrjen e tyre në Kosovë, por edhe praninë dhe dominimin e tyre në plane afatgjata.

“Unë kam iniciuar këtë takim me qëllim që sa më shpejt të sigurojmë informacionet dhe të merremi vesh se cilat masa dhe aktivitete do të ndërmarrë ekipi ekonomik qeveritar për të plasuar mallrat në Kosovë. Shpresoj se javën e ardhshme do të definojmë detajet dhe do të dalim me qëndrim përfundimtar”, deklaroi ministri Saraçini.

Kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuçi deklaroi se materialet ndërtimore të prodhuara në Maqedoni shiten me çmim më të lartë në Kosovë se sa ato nga Serbia dhe në këtë rast vihet në pyetje konkurrenca. Ai ka theksuar se kjo bëhet pasi që Qeveria e Serbisë subvencionon kompanitë që eksportojnë mallra në Kosovë dhe Maqedoni.

Pas vënies së embargos ndaj mallrave serbe dhe masave të reciprocitetit, Kosova ka nevojë më së shumti për materiale ndërtimore dhe ato ushqimore, që dominoheshin nga importet serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)