29 Mars 2024

Maqedonia, Deficiti arriti 940 milionë dollarë

Shkup, 8 qershor - Republika e Maqedonisë në shkëmbimin e jashtëm tregtar me botën në katër muajt e parë të këtij viti shënon deficit prej 940.8 milionë dollarë, bëri të ditur Enti shtetëror për statistikë.

Evident është rritja e sasisë së përgjithshme e shkëmbimit tregtar në periudhën e cekur, i cili mbërriti 3.6 miliardë dollarë, që është për 40 për qind më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Maqedonia në katër muajt e parë të vitit ka realizuar eksport prej 1.33 miliardë dollarëve, që paraqet rritje prej 46.5 për qind, ndërsa importi arriti 2.27 miliardë dollarë, që është për 43.1 për qind më shumë se në krahasim me vitin e kaluar.

Mbulesa e importit me eksportin arrin 58.7 për qind, që paraqet rritje të butë në krahasim me muajt paraprak.

Shkëmbimi tregtar për prodhime tregon se në eksportin pjesëmarrje më të madhe kanë katalizatorët e bartësve,  feronikli, prodhimet e hekurit dhe çelikut, veshja dhe përpunimet e naftës.

Në importin më së shumti janë të përfaqësuara platina dhe legjurat e platinës, nafta e papërpunuar, automjetet dhe energjia elektrike./

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)