23 Prill 2024

Maqedoni, Inflacioni në vitin 2011 prej 4.5 deri në 5 për qind

Shkup, 6 maj - Banka Popullore e Maqedonisë (BPM) korrigjoi projeksionin për inflacionin e sivjemë prej 1.5 deri në 2 për qind, aq sa ishte projeksioni i janarit në 4.5 për qind deri në 5 për qind.

Sipas guvernatorit Petar Goshev, arsyeja kryesore për trendin rritës të projeksioneve për inflacionin është rritja e çmimit të ushqimit dhe energjencave në tregjet botërore, të cilat ndikuan edhe në çmimet në vendin tonë.

BPM tani për tani nuk planifikon të intervenojë me masa të posaçme për ngecjen e inflacionit. Projeksionet e saj thonë se në kuartalin e dytë inflacioni do të fillojë që të pakësohet.

“Nëse gjendja e tanishme uk ndryshohet, gjegjësisht nëse çmimet e ushqimit dhe energjencave mbeten të vështira, BPM-ja do të reagojë me masa të caktuara.  Masa e parë do të ishte rritja e shkallëve referente kamatore. Tani për tani mendojmë se nuk ka nevojë për kurrfarë masash. BPM-ja në vazhdimsi është duke ndjekur gjendjet në këtë drejtim dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, thekson guvernatori Goshev. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)