23 Prill 2024

“Makpetrol” me humbje prej 3.9 milionë euro

Shkup, 3 mars - Sipas raportit të parishikuar financiar kompania e naftës “Makpetrol” vitin e kaluar e mbylli me humbje prej 3.9 milionë euro, për 14 për qind më pak se vitin e kaluar 2009, kur humbja e kompanisë arrinte 4.6 milionë euro.    

Siç informojnë nga kompania, humbja është shkaktuar nga dëmtimet në mjetet qarkulluese.

Kompania në vitin 2010 shënon rritje të të ardhurave nga shitja për 23 për qind, ndërsa ato vitin e kaluar arrijnë 346 milionë euro, prej të cilave 341 milionë euro janë realizuar në tregun vendor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)