29 Janar 2023

Macron kërkon ndalimin e plotë të naftës dhe qymyrit nga Rusia për në BE

Paris, 4 prill - Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh “pro” vendimit të Bashkimit Evropian për sanksionet e reja kundër Rusisë, pas zbulimit të qindra trupave civilë në rajonin e Kievit, veçanërisht në Boutcha.

Presidenti Macron tha se është “dëshira e tij” të shohë një bllokim të plotë të eksporteve ruse të qymyrit dhe naftës në Bashkimi Evropian.

“Ajo që ndodhi me Boutcha imponon një grup të ri sanksionesh dhe masash shumë të qarta”, theksoi presidenti francez për ‘’France Inter’’.

“Ne do të koordinohemi me partnerët tanë evropianë, veçanërisht Gjermaninë në ditët e ardhshme’’, shtoi ai, duke iu referuar sanksioneve individuale dhe masave për qymyrin dhe naftën.

‘’Me atë që po ndodh, veçanërisht në Mariupol, ne duhet të dërgojmë sinjalin se ky është dinjiteti ynë kolektiv dhe vlerat tona që ne mbrojmë”, theksoi Macron.

Deklarata e Macronit vjen pas zbulimit të asaj që ai e përshkroi si “krime lufte” në qytetin ukrainas të Bucha.

Duke folur për France Inter, ai tha se ka “shenja shumë të qarta” se krime lufte janë kryer në Bucha dhe se “tashmë është vërtetuar se ushtria ruse” është përgjegjëse për to.

“Tani ka indikacione shumë të qarta për krime lufte dhe është e vërtetuar se ishte ushtria ruse që në këtë qytet të vogël masakroi civilët.  Ata që kanë qenë në origjinën e këtyre krimeve do të duhet të përgjigjen, sepse pa drejtësi nuk do të ketë paqe”, shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)