25 Prill 2024

Luahtje të mëdha të çmimit të naftes në bursa

New York, 21 prill - Çmimi i naftës ishte disi më i qetë sot në shkëmbimet elektronike në Azi, pasi tregu po fillon të shqetësohet për faktin se çmimi i lartë mund të ndikojë në uljen e kërkesës dhe në tensionet në botën arabe, sipas ekspertëve.

Në shkëmbimet e mëngjesit, një fuçi naftë "light sweet crude" për t'u lëvruar në qershor u shit 13 cent mbi 108,41 dollarë, ndërsa një fuçi "Brent" e Detit të Veriut për lëvrim në qershor 13 mbi 121,20 USD.

Dje çmimet e naftës pësuan rritje në Nju-Jork pas humbjeve të mëdha një ditë më parë, e mbështetur nga një rënie e ndjeshme e vlerave të monedhës amerikane, që i bën lëndët e para më tërheqëse.

Në "New York Mercantile Exchange" (Nymex), fuçia e "light sweet crude" për t'u shitur në maj, pra në ditën e fundit të kuotimit, përfundoi me 108,15 dollarë, ose me rritje prej 1,03 dollarë në krahasim me një ditë më parë.

Kontratat për shitje në qershor që sot janë referenca përfunduan me rritje prej 59 centë mbi 108,28 dollarë.

Në Londër, tek "Intercontinental Exchange", fuçia e naftës "Brent" e Detit të Veriut ra me 28 cent nga 121,33 dollarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)