30 Janar 2023

Lira turke rikthen vlerën

Ankara, 22 dhjetor - Lira turke riktheu vlerën gjatë natës pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi mekanizmin e ri financiar për të mbështetur valutën kombëtare.

Masat e reja vijnë pas rritjes së çmimeve dhe kursit të këmbimit, përderisa qeveria turke ndjek "modelin e ri ekonomik" i cili thekson kundërshtimin ndaj interesit të lartë.

Presidenti Erdoğan tha se instrumenti i ri do t'u mundësojë investitorëve të mundshëm në valutat e huaja që të marrin rezultatin e njëjtë nëse i qëndrojnë besnik lirës turke.

Këtë mëngjes, kursi i këmbimit lira/dollar ra në 11,2248 në ora 9:30 sipas kohës lokale, duke rikthyer pothuajse 40 për qind të vlerës kundrejt dollarit që nga mbrëmë.

Qeveria ka argumentuar se rritja e kursit të këmbimit injoroi bazat e forta ekonomike të Turqisë dhe fajin për çmimet e larta e adresoi te grumbulluesit dhe faktorët globalë. Presidenti Erdoğan tha se përfitimet e qasjes së re të Turqisë do të bëhen të qarta në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm.

Ekonomia turke shpesh herë ka befasuar me dinamikat e saj të ndryshme, ndërsa zhvillimet e fundit të jashtëzakonshme po ndodhin që nga e hëna.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)