19 Prill 2024

Lira turke bie pas shkarkimit të guvernatorit te Bankës Qendrore

Ankara, 22 mars - Monedha turke ra për 14 për qind, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore në fundjavë.

Naci Agbal u cilësua si forca kryesore pas rritjes së lirës nga nivelet e ulëta historike.

Erdogan e shkarkoi atë të shtunën, vetëm katër muaj pas emërimit.

Për vendimin nuk u dha asnjë arsye, por ai ndodhi vetëm një ditë pasi Banka Qendrore rriti ndjeshëm normën kryesore të interesit, për herë të tretë në pesë muaj - nga 17 në 19 për qind - në përpjekje për të kontrolluar inflacionin dyshifror.

Rritja e normës së interesit ishte mirëpritur nga tregjet, por ishte kundër pikëpamjes së Erdoganit, se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion.

Në vend të Agbalit, Erdogan emëroi ish-ministrin e Financave, Sahap Kavcioglu, njëherësh ish-ligjvënës i partisë në pushtet.

Kjo rriti shqetësimet e investitorëve për ndërhyrjen e mundshme të politikës në çështjet monetare.

Dobësimi i lirës mund ta përkeqësojë inflacionin, pasi Turqia, për sektorin e saj industrial, varet nga importimi i energjisë dhe mallrave me çmim në dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)