18 Prill 2024

Lëshohen në treg kinder me origjinë nga: Gjermania, Italia dhe Polonia

Prishtinë, 12 prill - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas tërheqjes nga tregu të produkteve të brenditë Kinder prodhues Ferrero, për dyshimin e prezencës se Salmonella Typhimurium.  Është kryer gjurmueshmeria e plotë e tregtimit të këtij produkti në Kosovë. Sipas të dhënave produkte nga brendi Kinder janë importuar nga Gjermani, Italia, Polonia dhe Belgjika. Bazuar në të gjitha njoftimet e RASFF dhe lajmërimet e autoriteteve të shteteve produktet Kinder qe nuk kanë origjinë Belgjikën janë të sigurta për Konsum. Andaj AUV sot vendosi qe të lejoj rikthimin e tyre ne treg për konsum.  

Sipas të dhënave nga kontrolli kufitar, nga muaji shtatorë 2021 deri me tani janë importuar 94 ngarkesa me produkte të brendit Kinder, në vetëm 9 prej tyre ka pasur sasi të vogla me origjinë nga fabrika  në Belgjikë.  Të gjitha produktet tjera të brendit Kinder qe janë importuar në Kosovë janë nga vend (Gjermani, Itali dhe Poloni), për të cilat nuk është pranuar asnjë njoftim për ndonjë dyshim, mbi bazën e kësaj lëshohen për qarkullim ne treg. Për këtë janë mbledhur dhe trajtuar të gjitha informata, përmes të cilave është argumentuar se nuk ekziston ndonjë dyshim i bazuar për prodhimet e fabrikave nga shtet e lartcekura. Poashtu të njëjta janë ne qarkullim në të gjitha vendet. 

Nga dita e parë e paraqitjes se problemit, janë angazhuar të gjithë mekanizmat e autoritetit qe sa me shpejt dhe saktë të behet gjurmueshmëria e plotë. Ne secilin hap të veprimeve kemi komunikuar për të mbajtur konsumatorin e informuar. I kemi larguar të gjitha produktet e këtij brendi për të verifikuar, secilin produkt bazuar në origjinë dhe lote prodhime në anën tjetër për të mbajtur konsumatorin e sigurt deri ne gjurmim të plotë. 

Pas ndërmarrjes se të gjitha veprimeve gjurmuese. Është vendosur qe të rikthehen ne treg të gjitha produktet Kinder, përveç atyre me origjinë nga Belgjika. Nga kjo e fundit janë importuar vetëm tre lloje të produkteve Kinder: ( Schoko Bones 46g, Schoko Bons 125g dhe Kinder Surprise Maxi 100g). Prej të cilave vetëm 4 lote prodhimi kanë rezultuar të dyshimta. Shprehur në sasi janë 1,718.21 kg. Për të mos e hutuar konsumatorin, AUV ka vendosur qe e  gjithë sasinë qe ka origjinë Belgjikën ta bllokoj për qarkullim ne treg ne depon e importuesit ( qëndron e bllombuar) deri ne vendim tjetër. 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)