20 Prill 2024

LDK dorëzon kërkesë për debat parlamentar për rritjen e çmimeve

Prishtinë, 13 qershor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën lidhur me masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale .

Lidhja Demokratike e Kosovës me kohë ka propozuar reduktimin e akcizës në derivate dhe reduktimin e TVSH-së në produkte esenciale, gjersa sot çmimi i naftës po shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%.

Ka mbi një vit që çmimet e produkteve dhe shërbimeve në Kosovë kanë pësuar një rritje enorme. Ky inflacion, veçanërisht i theksuar tek produktet esenciale si ushqimi,

derivatet dhe energjia elektrike ka krijuar dhe vazhdon të krijojë vështirësi financiare për buxhetin e secilës familje kosovare, për secilin qytetar në Kosovë. Shtoj kësaj dhe faktin që niveli i përgjithshëm i pagave nuk ka ndonjë rritje të theksuar gjatë kësaj periudhe dhe situata rezulton e papërballueshme për qytetarët dhe familjet e vendit tonë.

Andaj, duke u bazuar në situatën e krijuar, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes Grupit Parlamentar, sot ka dorëzuar kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale.

Prandaj me qëllim që të përkrahen qytetarët dhe familjet kosovare të përballen me rritjen e çmimeve, LDK kërkon nga Kuvendi i Kosovës t’i votojë këto rekomandime:

1. Të reduktohet akciza dhe norma e TVSh-së për derivate, për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

2. Të zgjerohet lista e produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSh-së për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi te masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)