09 Dhjetor 2021

LDD, Institucionet po e shesin pronën kombëtare pa kritere

Prishtinë, 29 maj - Në një konferencë për media të Lidhjes Demokratike të Dardanisë në selinë e LDD-së në Velani, nënkryetarja e këtij subjekti znj.Besa Gaxherri dhe prof.dr.Mustaf Pllana, akuzuan koalicionin qeverisës se po e tjetërson pronën kombëtare nëpërmjet procesit të privatizimit, për shkak të apetiteve të grupeve të caktuara të interesit.

Nënkryetarja e LDD-së znj.Gaxherri tha se, LDD është duke i përcjellur me shumë vëmendje dhe shumë shqetësim zhvillimet në Kosovës të cilat çdo ditë e më shumë kanë një trend negativ, duke thënë se,  pas më shumë skandaleve të pa pranueshme të institucioneve të vendit, çdo segment i vendit tonë po degradon duke e futur Kosovën  në një  krizë të thellë, të brendshme dhe të jashtme.

“Kosova është një krizë politike, sociale dhe ekonomike. Procesi i privatizimit në Kosovë është një proces i dështuar, i përcjell me dështimet në zhvillimin ekonomik, i përcjellur me korrupsion dhe me mungesë të transparencës dhe duke mos i përmbushur kriteret të cilat i ka dhënë vetë vetes kjo qeveri, duke mos i përmbushur kontratat dhe duke mos i dhënë 20% punëtorëve siç e kanë obligim, si dhe fondi i këtij procesi nuk ndodhet në Kosovë e as nuk dihet se ku mundë të jetë.

Përkundër tërë këtyre dështimeve, kjo qeveri nxiton që krejt çka është pronë kombëtare, ta shes dhe të na bëjë qiraxhinj në shtëpinë tonë.

LDD në vazhdim shtron pyetjen se a duhet të privatizohet PTK-ja në këtë kontest kohorë, në këtë krizë globale dhe cilat duhet të jenë shembujt që duhet ti marrim ne për privatizimin? – u shpreh nënkryetarja e LDD-së njëherit deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gaxherri, shembull konkret për procesin e privatizimit mori shtetin Slloven, i cili kishte kaluar po thuajse në të njëjtin proces sikur Kosova, të cilët sot janë shembull i zhvillimit ekonomik jo vetëm për shtetet e Ballkanit. Sllovenia, sipas znj.Gaxherri, është një vend i cili mbi 61% të pronës totale e kanë pronë shtetërore, të cilët kanë bërë thirrje shtetit të Kosovës që të kenë kujdes gjatë procesit të privatizimit.

Nënkryetarja e LDD-së akuzoi institucionet e vendit se pa kurrfarë kriteri po e shesin pronën e shenjtë kombëtare, vetëm për shkak të interesit dhe apetiteve të grupeve të caktuara.

LDD tha znj.Gaxherri, nuk do të përkrah tjetërsimin e pronës shtetërore pa ligjet e veçanta për këto procese. Konkretisht për PTK-në, LDD-ja kërkoi që ky proces të jetë shumë transparent, dhe kjo qeveri duhet të përgatitet që para parlamentit të Kosovës të vijë shumë e përgatitur, duke argumentuara mënyrën e privatizimit. 

LDD mendon se,  kjo qeveri nuk ka të drejtë të shes pronën e këtij populli, pasi që dështimet e vazhdueshme të saj e bëjnë të dyshoj në rezultat që mundë të arrihen.  Humbja e kredibilitetit të kësaj qeverie tha në fund znj.Besa Gaxherri, për shkak të dështimeve të vazhdueshme na sjell para një procesi tjetër që janë shpallja e zgjedhjeve parlamentare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)