26 Prill 2024

Kush duhet t'i menaxhoj Zonat Ekonomike

Prishtinë, 4 prill - Në ambientet e  Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), për të katrën  herë me radhë është organizuar konferenca me temën "Programi për menaxhimin e zonave ekonomike", si vazhdimësi e projektit të iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), respektivisht nga Agjencia për Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (AMNVM) dhe të implementuar dhe koordinuar  UBT-ja.

Me këtë rast, në konferencë u prezantuan eksperiencat rajonale dhe ndërkombëtare të menaxhimit të zonave ekonomike dhe gjithashtu janë prezantuar eksperiencat e marra nga vizita studimore që janë bërë nëpër vende të ndryshme rajonale dhe në botë, më konkretisht vizitat në Republikën e Gjermanisë, si parkun teknologjik të Dortmundit dhe eksperiencat e marra nga vizita studimore në Republikën e Sllovenisë, etj.

“Qëllimi i vizitës ishte që të merren praktikat e mira rreth menaxhimit të zonave ekonomike pasiqë,  nga përvojat dhe nga praktikat e mira mund të krijojmë një vizion më të qartë rreth asaj se si në të vërtetë mund të menaxhohen më mirë zonat ekonomike, dmth, cili model do të ishte më i miri për rastin e Kosovës”, tha Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.  

Më tej Hajrizi,  rëndësi në debat i dha anëve pozitive nga vizitat në fjalë, si për aspektet ligjore, aspektet menaxheriale - organizative, ato financiare etj.

Po ashtu gjatë konferencës më theks të veçantë dhe me  gjerësisht  u prezantua  raporti final dhe konceptet e kompanive për menaxhimin e zonave ekonomike.

Fokusi i pjesëmarrësve ishte në dy tipe te menaxhimit të zonave ekonomike si kompania publike  apo kompania private do i menaxhoj Zonat Ekonomike.

Konceptet për këto kompani i ka prezantuar UBT-ja, dhe të pranishmit kanë dhënë sugjerimet finale të tyre rreth koncepteve të këtyre modeleve dhe rreth përmbajtës së raportit final.

Gjatë fundit të konferencë së sotme UBT-ja do të inkorporoj këtë raport edhe sugjerimet  e grupit punues dhe pas aprovimit të raportit final nga AMNVM ditëve në vijim do të bëjë promovimin publik të këtij raporti.

Me këtë rast,  grupi punues ka  rekomanduar që në raport të prezantohen të katër modelet, që janë dhënë në konferencën e kaluar të kësaj natyre,  e në veçanti dy rastet e fundit të prezantohen në mënyrë detale.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)