18 Prill 2024

Kusari: Të hyrat në dogana janë rritur për 2 milionë euro

Prishtinë, 4 gusht - Zëvëndëskryeministrja, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar kabinetin qeveritar se nga fillimi i masave të reciprocitetit me Serbinë, të hyrat në dogana janë rritur për 2 milionë euro, kjo pasi shumë mallra nga shtete tjera kanë hyrë në Kosovë si zëvëndësim për produktet serbe.

Ministrja Kusari-Lila ka theksuar se reciprociteti me Serbinë po vazhdon në gjithë kufirin, përfshi edhe pikën 1 dhe 31.

Kusari-Lila ka theksuar se ka rritje të importit të mallrave nga vendet tjera, përkatësisht Maqedonia, Turqia, Sllovenia, Gjermania dhe Kroacia.

Ajo po ashtu njoftoi se në pikat kufitare 1 dhe 31 do të lejohet që sot të hyjë një konvoj me ndihma ushqimore prej 75 tonësh.

Ndihmat ushqimore sipas saj do të lejohen të hyjnë vetëm sot ndërsa në të ardhmen gjendja do të vlerësohet nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë dhe agjenistë e Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)