19 Prill 2024

Kusari - Lila: Masat e paralajmeruara do të aplikohen për të gjithë

Prishtinë, 9 qershor -  Sot gjatë ditës, Ministrja Mimoza Kusari-Lila u takua me përfaqësues të Odës Ekonomike dhe të Bizneseve të Federatës së Bosnes e Hercegovinës, të cilët u interesuan për masat e paralajmëruara ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjes.

Gjatë takimit, ministrja shpjegoi situatën në të cilën gjendet ekonomia e Kosovës dhe nevojën që bizneset kosovare të kenë sa më shumë qasje në tregjet e huaja.

Ajo, po ashtu, rikujtoi që masat e paralajmëruara ndaj Serbisë e Bosnjes kanë të bëjnë me përpjekjet që bizneset kosovare dhe ekonomia në tërësi të trajtohet si e barabartë në rajon dhe gjetiu.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të B&H shprehen mirëkuptim lidhur me masat e paralajmëruara dhe në të njejtën kohë paraqiten edhe brengën e tyre lidhur me dëmet që do t’i shkaktohen bizneseve të Federatës së Bosnjes.

Ata gjithashtu e njoftuan ministren se kanë  pasur kontakte me ministra në nivel të Fedratës, që të lobojnë për pranimin e vulave doganore të Kosovës, mirëpo pranuan se problemi është politik dhe ka të bëjë me kompozicionin e shtetit në Bosnje&Hercegovinë.

Problem shtesë paraqet edhe fakti se, që nga mbajtja e zgjedhjeve në tetor, ende nuk është krijuar qeveria në nivel të Konfederatës.

Ministrja e MTI-së Kusari-Lila shprehu mirëkuptimin dhe keqardhjen për bizneset individuale të Federatës se Bosnjes, mirëpo theksoi se masat e paralajmeruara do të aplikohen për të gjithë.

Ajo gjithashtu theksoi se i mbetet palëve në kuadër të Bosnje&Hercegovinës të zgjidhin diferencat e tyre në raport me Kosovën.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)