26 Prill 2024

Kusari fton bizneset amerikane të investojnë në Kosovë

Maryland, 24 mars - Ministrja e MTI-së, Mimoza Kusari-Lila, gjatë hapjes së Samitit Amerikano-Balkanik, që po mbahet në Maryland të SHBA-ve,  foli për sfidat rajonale në zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian.

Në fjalimin e saj, ajo ftoi bizneset amerikane që ta vizitojnë shtetin më të ri në Evropë, Kosovën dhe të investojnë në të, pasi që Kosova ndan vlera të njëjta me ato amerikane për arsye të mardhënieve të veçanta të saj që ka me SHBA-në.

Zëvendëskryeministrja, Kusari-Lila tha: “Kosova dhe qytetarët e saj janë të  interesuar gjithmonë për ndërtimin e marrdhëneve të veçanta  me Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Kjo marrdhënie ka qenë e bazuar në një vlerësim të thellë të vlerave dhe principeve të ndërtuara në shoqërinë amerikane. Këto principe kanë shërbyer si rrëfyes në shtet-ndërtimin tonë. Ngjashëm, ne shpresojmë të jemi të aftë të ndërtojmë këto marrdhënie të njejta me biznese amerikane.”, theksoi zëvendëskryeministrja.

“Kjo është edhe arsyeja që unë dëshiroj t’ju inkurajoj juve, që të vizitoni Kosovën, të investoni në Kosovë dhe të punoni me ne, përderisa ne ndërmarrim hapa drejt një të ardhmeje më të mirë. Unë ju premtoj se ne do të jemi gjithmonë të gatshëm t’ju dëgjojmë dhe të punojmë së bashku në mënyrë që eksperienca juaj në Kosovë të jetë shumë e kënaqshme’, potencoi zëvendëskryeministrja e Kosovës, Kusari-Lila.

Gjatë vizitës së saj, ajo  bisedoi edhe me investitorë potencial të cilët treguan interes të madh për ta vizituar Kosovën dhe për të shikuar mundësitë që Kosova u ofron atyre.

Ajo gjithashtu prezantoi para tyre prioritetet investive të Kosovës, posaçërisht në sektorët e energjisë, bujqësisë dhe teknologjisë informative.

Gjatë samitit balkanik, zëvendëskryeministrja Kusari-Lila u takua me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të cilët shprehën përkrahjen e fuqishme të Qeverisë Amerikane për institucionet e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik.

Gjithashtu, Zyrtarët nga Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK) prezantuan Kosovën dhe mundësitë e investimeve në Kosovë para bizneseve Amerikane. Kosova u prezantua edhe përmes materialeve promovuese që u shperndanë tek të gjithë pjesëmarrësit në këtë samit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)