28 Mars 2024

Kriza, Greqia nis privatizime masive

Athinë, 4 qershor - Greqia fillon një valë privatizimesh në përpjekje për të shpëtuar ekonominë në krizë. Planet për shitjen e aksioneve shtetërore në hekurudhën publike, kompanitë e shpërndarjes së ujit dhe shërbimin postar, por dhe prona të paluajtshme  në përpjekje për të rimëkëmbur financat publike.

Në një konferencë për shtyp përkrah ministrit të Transportit, Ambjentit e Kulturës, ministri i Financave Jorgo  Papakostantinu deklaroi: \"Është një ftesë, i bëjmë thirrje sektorit publik, investitorëve në Greqi e jashtë të marrin pjesë në këtë përpjekje për zhvillimin e aseteve shtetërore nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët\".

Autoritetet kanë nxjerrë për shitje biznese të cilat hasin vështirësi, ndërsa mbeten ende në prionësi shtetërore asetet më lukrative. Analistët ndonëse vlerësojnë iniciativën thonë se shitja e aksioneve shtetërore do të jetë e vështirë e do të sjellë pak përfitime për të mbushur borxhin grek prej 310 miliardë eurosh.

Në listën e publikuar nga Papakostantinu rreshtohen 49% e aksioneve të kompanisë hekurudhore helenike OSE që ka shënuar humbje edhe këtë vit, 39% e postës helenike, 23 % e kompanisë ujore të Selanikut e 10 % të kompanisë së Athinës, YDAP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)