09 Dhjetor 2021

Kriza greke krijon situatë të rënd në tregjet e kapitalit

Athinë, 5 maj - Shqetësimet për një përhapje të problemeve financiare të Greqisë kanë çuar në të tatëpjetë tregjet e aksioneve dhe financiare në Evropë dhe SHBA.

Investuesit druhen se kriza mund të kalojë në vende të tjera të dobëta të eurozonës dhe të dëmtojë kështu rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.

Në bursën e Tokios kursi i këmbimit të euros ra nën kufirin prej një dollari, duke arritur një nivel të ri të ulët rekord këtë vit.

Bursat në Athinë dhe Madrid shënuan të martën humbje prej përkatësisht 6,7 dhe 5,4 përqind. Në bursën e Wall Street indeksi Dow Jones ra me 2%, ndërsa indeksi i bursës së titujve të teknologjisë Nasdaq ra me 3%.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe qeveria në Madrid hodhën poshtë spekulimet sipas të cilave edhe Spanja me borxhe të larta po përpiqet të sigurojë kredi emergjente nga FMN-ja.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)