28 Mars 2024

Kriza evropiane e borxheve trazon bursat e New Yorkut

New York, 12 janar - Shqetësimet e investitorëve për përhapjen e krizës së borxheve sovrane në Evropë, e trazuan edhe njëherë tregun.

Më 10 janar bursat e New Yorkut patën presion të madh gjithë ditën dhe tre treguesit kryesorë patën reagime të ndryshme.

Në mbyllje të bursave të New Yorkut, indeksi Dow Jones u ul 0.32%, Standard Poor\'s u ul 0.14%, ndërsa treguesi NASDAQ u ngrit 0.17%.

Analistët thonë se Portugalia, Spanja dhe Italia do të shesin obligacione shtetërore në fund të javës dhe kjo do të jetë një provë serioze për besimin e tregut.

Shqetësimet janë për Spanjën dhe Italinë, nëse BE-ja nuk do të jetë në gjendje t\'i ndihmojë këto vende. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)