29 Mars 2024

Kredia për Irlandën e kthen besimin në treg

Dublin, 29 nëntor - Franca dhe Gjermania thanë se kredia në vlerë prej 85 miliardë euro për Irlandën, prej Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të tregohet e mjaftueshme për t’i siguruar përsëri tregjet financiare, të cilat ishin të brengosura për stabilitetin e monedhës së përbashkët evropiane.

Franca dhe Gjermania janë ekonomitë më të mëdha në mesin e 16 shteteve, që e përdorin euron.

Ministri i buxhetit në Francë, Francois Baroin, tha se të dy vendet janë të vendosura për ta shpëtuar euron dhe nuk do të lejojnë që ajo të jetë peng e tregjeve.

Ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, ka bërë thirrje për “pak më tepër qetësi dhe pak më tepër realitet” në tregjet financiare.

Pakoja e shpëtimit e BE-së dhe e FMN-së për Irlandën, ishte pakoja e dytë e miratuar në eurozonë këtë vit. Së pari ishte pakoja për Greqinë, në shumë prej 110 miliardë euro, e miratuar në muajin maj.

Ka shqetësime në rritje se edhe disa vende të tjera të eurozonës, para se gjithash Portugalia dhe me gjasë Spanja, poashtu mund të gjenden në situatë për të kërkuar ndihmë financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)