27 Nëntor 2022

KPK përkrah shfuqizimin e vendimit që ndalon eksportin e produkteve esenciale agro-ushqimore

Prishtinë, 14 shtator - Klubi i Prodhueseve të Kosovës përshëndet dhe përkrah shfuqizimin e vendimit që ndalon eksportin e përkohshëm të produkteve esenciale agro-ushqimore, vendim ky i shumë pritur i cili u mor sot nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit.

Në fillim, për shkak të situatës kur u mor  ky vendim, Klubi i Prodhuesve ishte në pajtim me këtë vendim, pasi që u vështirësua zinxhiri i furnizimit, i ndikuar nga invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

Mirëpo, ky vendim është zgjatur duke shkaktuar shqetësim shumë të madh tek prodhuesit vendor, te cilët kërkonin rishqyrtim dhe analizim të situatës faktike, dhe shmangien e dëmeve të jashtëzakonshme dhe efektet zingjirore që ky vendim pati tek ta.
​
Shpresojmë që vendimet e tilla të merren në konsultë me vetë interesat e prodhuesve vendore, por edhe duke e analizuar hollësisht efektet e vendimeve të tilla.

--

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)