24 Tetor 2021

Kosova importon 355 milionë euro, ndërsa eksporton vetëm 46 milionë

Prishtinë, 25 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2020.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 0.3% në muajin dhjetor 2020, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 309.2 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 308.3 milionë Euro në vitin 2019. Eksporti mbulon importin  me 13.1%.

Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2020 kishte vlerën 46.7 milionë Euro, ndërsa importi 355.9 milionë Euro, që është një rritje prej 73.6% për eksport dhe 6.2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 36.6% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14.6% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 11.2% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.1% e përbëjnë produktet minerale; 4.8% e përbëjnë produktet bimore; 4.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.7% e përbëjnë produktet minerale; 10.4% e përbëjnë mjetet e transportit; 10.1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.5% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5.6% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 12.9 milionë Euro, ose rreth 27.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15.6%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.9%),  Italia (6.1%), Holanda (2.2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 165.2 milionë Euro, ose 46.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (14.0%), Italia (5.6%), Greqia (3.8%), Polonia (3.3%), etj.

Në muajin dhjetor 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 23.0 milionë Euro, ose 49.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 89.6%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (30.7%), Maqedonia e Veriut (9.5%), Serbia (4.7%), dhe Mali i Zi (3.2%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin dhjetor 2020, arritën në 69.2 milionë Euro, ose 19.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 67.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.5%), Shqipëria (5.7%), dhe Maqedonia e Veriut (5.3%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 10.6 milionë Euro, ose 22.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (8.5%) dhe SHBA (8.1%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 121.5 milionë Euro, ose 34.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.7%) dhe Kina (10.0%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)