29 Janar 2023

Kosova, gati të bllokoj mallrat nga Serbia e Bosnja

Prishtinë, 28 maj - Me qindra miliona euro është vlera e mallrave që importohen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Por, prodhuesit nga Kosova nuk mund të shesin mallrat e tyre në këto shtete, kjo për shkak se ato nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe kësisoji nuk pranojnë as produktet me vula doganore të Kosovës.

Serbia dhe Bosnja vazhdojnë të bllokojnë mallrat nga Kosova, përderisa në të njëjtën kohë ato eksportojnë të papenguara mallrat e tyre në Kosovë. Kësaj situate, shumë shpejt, në të njëjtën mënyrë pritet t’i përgjigjet Kosova.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, kërcënon këto shtete me masa të reciprocitetit, fillimisht me vënien e taksës doganore 10% dhe më pas edhe bllokimin në tërësi të këtyre mallrave.

“Fillimisht do të ngarkohen me doganë 10% dhe nëse do shihet se nuk ka asnjë lëvizje do fillojë bllokimi i mallrave në tërësi, sic bëjnë me mallrat e Kosovës këto dy vende”, deklaron Lila.

Sipas saj, mallrat që vijnë nga këto shtete janë lehtë të zëvëndësueshme me produkte nga shtete të tjera.

“Nga Serbia kryesisht importohet gruri, ndërkohë që ne kemi kërkua nga vende të tjera elementë bazikë si sheqeri, materiale të ndryshme dhe prodhime të industrisë ushqimore”, saktëson ministrja.

Zonja Kusari Lila thotë se çdo vit në Kosovë hyjnë mbi 270 milionë euro mallra nga Serbia dhe rreth 80 milionë të tjera nga Bosnja e Hercegovina.

/top chanel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)