24 Tetor 2021

Kosova duhet te aplikoj standardet e BE-së në kontrollin e ushqimeve

Prishtinë, 21 maj - Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian u takuan në platformë virtuale për të diskutuar zhvillimet në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit, sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe çështjeve fitosanitare.

Diskutimi u mbajt në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), e cila hyri në fuqi në prill 2016.

 Diskutimi përfshiu një gamë të gjerë temash, duke përfshirë politikat, zhvillimet legjislative dhe ekzekutive në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë, forcimin e kontrolleve të importit të ushqimit dhe kafshëve, sistematizimin e futjes së të dhënave në databazën për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, shfrytëzimin e tokës dhe konsolidimin e tokës, statistikat e importit dhe eksportit bujqësor, bujqësinë organike dhe performancën e institucioneve përgjegjëse për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore.

Gjatë takimit u vlerësua që standardet e BE-së duhet të aplikohen në të gjitha nivelet: në kontrollin e importeve dhe eksporteve, regjistrimin e kafshëve, praktikat e kultivimit të ushqimit, përpunimin e ushqimit, etiketimin e ushqimit dhe në tregti.  

Në garantimin e këtyre standardeve përfshihet një numër i organeve të kontrollit, nga zyrtarët shëndetësorë deri te inspektorët, veterinarët dhe laboratorët.

Në Kosovë, këto organe janë vendosur pjesërisht dhe sigurojnë zbatimin detyrues të standardeve të BE-së.  

Bujqësia dhe siguria ushqimore kanë përfituar nga asistenca e konsiderueshme e BE-së deri më tani, duke veçuar kontributin e BE-së në zhvillimin rural dhe në fushën e sigurisë ushqimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)