25 Prill 2024

Kosova dhe Turqia të thellojnë më shumë bashkëpunimin

Prishtinë, 14 tetor – Megjithëse marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, kanë qenë shumë  të mira, ato duhet të thellohen edhe më shuam që ekonomia dhe tregtia ndërmjet dy vendeve të rritet dhe të mundësoj zhvillim dhe perspektivë më të madhe.

 

Kështu kanë vlerësuar pjesëmarrësit të enjten në konferencën për trendet ndërkombëtare të ekonomisë globale dhe Kosova, i organizuar nga Oda Tregtare Kosovare Turke (OTKT).

Kryetari i Odës Tregtare Kosovare Turke (OTKT), Ahmet Mithat Milli, ka theksuar se po përpiqen që të hapin më shumë mundësi për të bashkëpunime ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, që është një synimi i dy vendeve dhe bizneseve.

“Ne si odë, do të jemi gjithherë të gatshëm që të ofrojmë ndihmë për të dyja vendet, deri më tani Turqia dhe Kosova kanë bashkëpunuar në ekonomie, por ne synojmë që të rrisim më shumë bashkëpunimin dhe të kemi rezultat të dy anshëm”, ka theksuar ai. Ai ka bërë të ditur se, edhe në të ardhmen OTKT dhe TIKA, do të përkrahin iniciative për bashkëpunime ne sferën ekonomike.

“Shteti Turqisë, deri më tani kanë investuar dhe përkrahur bujqësinë dhe fusha tjera, kurse biznesi turk, më shumë ka qenë i orientuar në fushën e ndërtimit dhe së fundi në komunikacion”, ka pohuar ai.

Kurse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se komuniteti i biznesit kosovar, është i interesuar që të rris më shumë kooperimin dhe si Turqia ashtu edhe Kosova të bëhen vendet e treta, për të zhvilluar biznes dhe të bëhen më atraktive.

“Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), është e gatshme që të bëjë më shumë për bashkëpunim të biznesit, ndërmjet dy vendeve, ne shpresojmë që të rrisim bashkëpunimin dhe te kemi më shumë rezultate.

Edhe ambasadori turk në Kosovë, Husrev Unler, i ka dhënë përkrahej bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve.
“Kompanitë nga Turqi, po investojnë në Kosovë dhe kjo është në të mirë të të gjithëve”, ka theksuar ai.

“Kosova si nj shtet i ri, është duke pasur një zhvillim të hovshëm ekonomik dhe të gjitha fushat, firmat nga Turqia, Kosovën po i shikojnë si mundësi për të investuar dhe bërë biznes”, ka thënë ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)