16 Maj 2022

Kosova dhe Turqia marrëveshje për shkëmbime tregtare

Prishtinë, 1 tetor -  Oda Ekonomike e Kosovës, (OEK), dhe Oda Tregtare Kosovaro-Turke, (OTKT), kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për marrëdhënie tregtare në mes dy vendeve.

Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, kryetari i OTKT), Ahmet Mithat Milli.

Të dy kryetarët e cilësuan marrëveshjen si shumë të rëndësishme për të dyja vendet.

Gërxhaliu tha se përveç që Kosova dhe Turqia kanë të përbashkëta në histori, kjo marrëveshje do të shërbej që Kosova të mos importoi mallra prej Serbie, po të orientohet në Turqi.

“Kjo është një marrëveshje e rëndësishme në mes dy vendeve dhe do të shërbej që Kosova të ketë lehtësria në shkëmbimet tregtare me Turqinë. Ne e dimë se kosovaret mund të lëvizin me Turqinë edhe pa viza dhe kjo marrëveshje është në vazhdën e bashkëpunimeve shumë të mira që ka Kosova me Turqinë”, tha Gërxhaliu.

Në anën tjetër Ahmet Mithat Milli tha se lidhjet miqësore në mes Kosovës dhe Turqisë, është koha të shëndrrohen edhe në bashkëpunime ekonomike në mes dy vendeve.

“Kosova është një shtet që është duke kaluar për një rrugë të vështirë pas transicionit, mirëpo ne besojmë se Kosova është një shtet i cili po ndërton një të ardhme të mirë ekonomike dhe kjo marrëveshje do t’i shërbej Kosovës për lehtësime në shkëmbime tregtare”, Mithat Milli.

I pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Husrev Unler i cili këtë marrëveshje e vlerësoi si një hap të rëndësishëm për të dy shtetet. Ai tha se ekonomia e Kosovës është duke treguar rezultate përkundër vështirësive. “Ekonomia përfaqëson fusha të suksesit dhe nëse ekonomia e një shteti është e suksesshme edhe shteti është stabil”, tha Unler.

Turqia është vendi i cili ka lejuar që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa vizë në këtë shtet, duke u bërë shteti i parë në rajon që tregon një frymë të bashkëpunimit.

Edhe shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe Turqisë janë të mira dhe kjo marrëveshje dëshmon se Turqia është shtet mik i Kosovës.

Turqia ka ndihmuar Kosovën edhe në sektorin e bujqësisë dhe vazhdon ta ndihmoi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 maj 2022

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, hapin nesër në Pejë edicionin e 8-të të Shkollës Diplomatike Verore. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton familjen e veprimtarit Ukshin Hoti. (Krushë e Vogël, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪)

- Konstituohet  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- ECIKS organizon ngjarjen përmbyllëse të programit Access - “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare”, program ky i cili përgjatë katër viteve pati për qëllim të lehtësojë zhvillimin dhe transformimin digjital në sektorin privat dhe publik në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, Goethe Zentrum hap dyert për të gjithë të interesuarit për tu njoftuar me ofertart e tyre. (Goethe Zentrum në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me ekspertin e angazhuar nga UN Women lidhur me përfundimin e draftligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- OJQ Aktiv ka kënaqësinë t'ju ftojë në promovimin e ueb faqes “Miqësia Serbo-Shqiptare”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicë, Mbreti Petri I, 183a, ora 11:00)

- Me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe luftëtarit të paepur të çështjes kombëtare Mr. Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë në Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit. (Fshati Krushë e Madhe, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare e edicionit te dytë të panairit Max fest. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrtion raportin me rekomandime për Projektligjin për turizmin dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Brestoc, Hoçë e Vogël. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Brestoc dhe Hoçë e Vogël, ora 17:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, shfaqet filmi "Sami, Joe und ich" nga Karin Heberlein si dhe mbahet diskutim me temë "Diaspora në Kinema: Promovimi i imazhit të Kosovës në vende gjermano folese. (Kinema Armata, ora 18:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Nagac dhe Celinë. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Nagac dhe Celinë, ora 18:00)

- Shfaqet premiera e dokumentarit “Babai dhe Babai”. (Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë, ora 20:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatit Krushë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori”, ora 20:00)