27 Prill 2024

Kosova dhe Maqedonia shmangin tatimin e dyfishtë

Prishtinë, 6 prill - Maqedonia dhe Kosova nënshkruan Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe mbrojtje nga evazioni fiskal. Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendës-kryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski dhe ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Bedri Hamza.

Nënshkrimi i Marrëveshjes mundëson qytetarët e dy shteteve të mos paguajnë dy herë tatim të të ardhurave dhe tatim të të ardhurave të realizuara kapitale. Sipas dy ministrave, Marrëveshja duhet t'i zmadhojë investimet, ta zmadhojë këmbimin tregtar, t'i avancojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ta përmirësojë biznes klimën.

"Në të ardhmen firmat nga Maqedonia dhe Kosova nuk do të tatimohen dyfish. Ky është përfitim i madh për bizneset dhe për zmadhimin e këmbimit tregtar midis Maqedonisë dhe Kosovës", deklaroi Stavreski pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Stavreski potencoi se kjo ka qenë kërkesë shumëvjeçare e biznesmenëve të dy vendeve dhe se duhet të kontribuojë në tre vitet e ardhshme tri herë të zmadhohet këmbimi tregtar dhe të arrijë një miliardë euro.

“Kjo është një nxitje e madhe për zgjerimin e biznesit për hapjen e firmave të reja rezidenteve të dyja vendeve ose për zgjerim të vendeve të firmave ekzistuese dhe rritjes së këmbimit tregtar. Maqedonia dhe Kosova kanë një potencial të madh, kanë sipërmarrës të cilët kanë një sens të mirë për biznesin dhe kishin nevojë që të ju ndihmohet në këtë mënyrë në pjesën e uljes së kostos së biznesit”, tha zëvendëskryeministri maqedonas, Zoran Stavreski.

Ai më tej shoi se “Pritjet tona janë se vëllimi i këmbimit i cili është 300-350 milion euro të trefishohet në tre apo katër vitet e ardhshme. Pra qëllimi i ynë është që nëpërmjet kësaj marrëveshje dhe përmirësimit të kushteve infrastrukturore dhe të tjera së paku për tri herë të rrisim këmbimin mes dy vendeve dhe të arrijmë në 1 miliard në periudhën 3 vjeçare”.

Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza e cilësoi si shumë të rëndësishme Marrëveshjen dhe se nuk do të ketë implikacione negative mbi buxhetin, por përkundrazi për shkak të investimeve dhe këmbimit të zmadhuar do të rriten edhe të ardhurat në buxhet.

“Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje neve kemi për objektivë të ndihmojmë tregtinë ndërkufitare dhe investimet duke shmangur tatimin e dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, por duke shmangur edhe diskriminimin ndërmjet personave të huaj dhe vendor qofshin persona juridik apo fizik. Të gjitha këto masa shkojnë në drejtim të krijimit të një ambienti miqësor për investime të huaja por paralel edhe duke mbrojtur të hyrat bazë të Qeverive”, tha ministri Hamza.

“Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës. Me këtë dëshmon përkushtimin tonë për të ecur përpara në integrimin e vendit tonë. Po ashtu, ajo paraqet edhe një mjet shtesë ligjorë, të fortë e të sigurt, për të gjithë investuesit e Republikës së Maqedonisë që planifikojnë të investojnë në Kosovë”, tha Ministri Hamza.

Ai më tej shtoi se “Qeveria e Kosovës e kupton rëndësinë e të hyrit në këtë marrëveshje me një shtet shumë të respektuar fqinjë siç është Republika e Maqedonisë, për Shtetin tonë kjo është marrëveshja e parë që po nënshkruhet, andaj të gjitha procedurat e ratifikimit dhe të hyrit në fuqi do të përfundojnë në përputhje me datat e specifikuara në marrëveshje”.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje është mbajtur edhe një takim bilateral ndërmjet dy shteteve ku pjesëmarrës në këtë takim përveç dy Ministrave të Financave të të dyja vendeve , të pranishëm ishin edhe Zëvendësministri i Financave të Republikës së Maqedonisë, Nedim Ramizi, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Skender Durmishi, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov, Drejtori i Doganave të Republikës së Kosovës, Naim Huruglica, Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, Drejtori i Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë, Vančo Kargov , Drejtori i Administratës Tatimore të Republikës së Maqedonisë dhe Goran Trajkovski.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)