19 Prill 2024

Kongresi amerikan qëndrim të prerë ndaj Pekinit për politikat tregtare

Washinton, 18 nëntor - Një organ këshillues i Kongresit amerikan po nxit ligjvënësit të ndërmarrin veprime më të ashpra ndaj Kinës për shkak të, siç thuhet, politikës së saj tregtare që dëmton interesat amerikane.

Komisioni i Rishikimit të Çështjeve të Ekonomisë dhe Sigurisë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tha se Kongresi duhet t’i bëjë trysni Departamentit të Thesarit të klasifikojë Kinën si manipuluese të valutës.

Në raportin vjetor për ligjvënësit, komisioni tha se Kina po nënvleftëson valutën e saj për të fituar epërsi në tregtinë me Shtetet e Bashkuara, çfarë vlerësohet nga komisioni si “pengesë madhore” ndaj ekonomisë amerikane. Raporti thotë se vlera e juanit është mes 20 e 40 përqind nën vlerën që do të kishte sipas tregut.

Pekini mohon se po manipulon valutën, por ka lejuar që juani të forcohet në muajt e fundit si pjesë e asaj që e quan proces gradual.

Komisioni akuzoi Kinën se po mbron industritë vendore përmes një “regjimi kufizimesh në rritje ndaj investimeve”, çfarë bën të vështirë që kompanitë amerikane të eksportojnë në tregjet kineze. Kina thotë se mosbalanca tregtare me Shtetet e Bashkuara janë rrjedhojë e problemeve ekonomike amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)