23 Prill 2024

Kompania Elnor eksporton në Irlandë

Prishtinë, 18 prill - Kompania e përpunimit të drurit Elnor - Ukaj ka eksportuar 100 karrige që do të shiten në shitore të mobileve të dizajnit në Irlandë. Kjo dërgesë është pasuar nga një porosi e re prej 300 karrigeve të tjera si vazhdimësi e eksporteve të kompanisë prezente në tregje të jashtme nga viti 2005.

Prodhimi i karriges ka qenë një sfidë për prodhuesin për shkak të kërkesave shumë specifike të disenjatorit, mirëpo kompania Kosovare ka arritur që të kënaqë kërkesën evropiane për kualitet.

“Ky eksport është dëshmi që ne mund të konkurrojmë me prodhuesit evropian. Ky eksport është i vogël, por me rëndësi më të madhe për reputacionin e kompanive prodhuese kosovare se sa për ekonominë”, ka thënë Sheqer Ukaj pronar i kompanisë Elnor.

Megjithate, shton ai “eksporti fillestar prej 100 karrigeve është pasuar nga një porosi prej 300 karrigeve dhe ne shpresojmë se këto porosi shënojnë fillimin e një bashkëpunimi më të madh”, ka shtuar ai.

Marrëveshja është përkrahur nga një konsulent irlandez i paguar nga Progranmi i Ndërmarrjeve Private Kosovare project i USAID.

Elnor është një prodhues i madh i produkteve te drurit në Kosovë. Kompania ka dy fabrika një në Pejë me emrin Ukaj dhe një në Prishtinë me emrin Elnor. Kompania është përkrahur nga USAID me trajnime menaxhimi dhe konsulenca për eksport.

Programi për Ndërmarrje Private Kosovare është duke e përkrahur industrinë e drurit. Programi përkrahë edhe sektorë të tjerë duke e përkrahur eksportin e produkteve kosovare që tash për tash përbën pak më shumë se 10 për qind të importeve.

“Kompanitë si Elnor, të cilat mund të kënaqin kërkesat evropiane për dizajn dhe kualitet janë shtyllat e zhvillimit të Kosovës. Për këtë USAID ka përkrahur dhe do të vazhdojë të përkrahë kompaninë ELNOR”, ka thënë drejtori i Programi për Ndërmarrje Private Kosovare Mark Wood.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)